Nektari i Vulosur i Xhenetit
Nektari i Vulosur i Xhenetit
PARATHËNIA E BOTUESIT
Jetëshkrimi i Resulullahut gjithnjë do të jetë pikëvrojtim historik, burim i pashtershëm nga i cili do të frymëzohen gjenerata
të tëra, kureshtarë të etshëm, të cilët janë trashëgimtarë të pejgamberisë, pishtarë të imanit, flakadani i të cilëve do të flakërojë
përgjithmonë, e aureoli i dritës së tyre do të përhapet vazhdimisht.
Kush e ka studiuar me përkushtim rrugën e jetës së Resulullahut dhe i ka kushtuar rëndësi të mjaftueshme vlerave të tij
ideore, meditative dhe praktike, sheh zinxhirin e pashkëputur të ngjarjeve interesante dhe të jashtëzakonshme historike, në të cilat
Resulullahu dhe një grup i vogël besimtarësh kanë mbizotëruar
qysh në atë kohë me shumë njohuri shkencore. Prejardhja e materies, shkaqet e gravitacionit të Tokës dhe shumë njohuri të tjera nga
Kur’ani ua kanë ngritur atyre njerëzoren në shkallë të paparë dhe të panjohur deri atëherë në gjininë njerëzore. Kush thellohet më tepër
në jetën dhe në veprën e Resulullahut ndeshet me një transformim misterioz nga historia e thatë, sterile e boshe, që i ngjason
shkretëtirës, në një histori të begatë porsi toka e pasur e pjellore nga e cila mbin e më vonë rritet njerëzorja, dituria, qytetërimi dhe
bukuria. Nga burimi i Resulullahut njerëzit shuan etjen, nga kopshti i tij i trëndafilave ata volën frute dhe lule aromatike. Me këto janë
ushqyer dhe janë qortuar vetëm aq sa të dihej se janë njerëz e jo engjëj. Ke mundur t’i dëgjosh duke thënë:
“Ekziston një shkretëtirë e madhe në përqafimin e së cilës u rritën njerëzit të cilët e pranuan Islamin dhe e përhapën atë në hapësirat e pllakosura nga errësira, duke zhdavaritur para vetes terrin dhe injorancën.”
Autor: Safijurrahmen El-Mubarekfuri
Përktheu: Muhamed Iljaz Donlaku
Botues: Shtëpia Botuese "Gjurma"
Faqe: 550