Mësimi I fesë Islame për fëmijë 1,2,3
Mësimi I fesë Islame për fëmijë 1,2,3
Lavdërimet i takojnë Zotit, Atij që i mësoi njeriut të shkruajë me penë, i mësoi njeriut atë që nuk e dinte. Bekimet dhe mëshira e Zotit qofshin mbi Profetin fisnik, që nuk dinte shkrim e lexim, të cilin Allahu i Lartësuar e dërgoi për të nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë.Teuhidi, ose ndryshe Njësimi i Zotit të Madhëruar, është detyrimi më madh i njeriut në këtë jetë. ndaj dhe kjo dije është dija më fisnike dhe më e mira ndër dijet. Bazuar në dijen e Teuhidit qëndrojnë të gjitha veprat e njeriut, ndaj kjo dije është peshorja që vlerëson saktësinë e një vepre dhe pranimin ose refuzimin e saj tek Zoti. Nevoja që ka njeriu për këtë dije qëndron mbi çdo nevojë tjetër, sepse zemrat nuk mund të marrin jetë, nuk do të ndiejnë kënaqësi dhe as qetësi me gjë tjetër, por vetëm se duke njohur Zotin e tyre, të Adhuruarin dhe Krijuesin e tyre, me anë të emrave, cilësive dhe veprave të Tij madhështore. Po kështu, njohja e mirë e fesë dhe e mënyrës sesi kryhen adhurimet, siç janë abdesi dhe namazi, është një nga shenjat e lumturisë së njeriut dhe një nga shenjat se Allahu i Madhëruar ia do të mirën njeriut. I Dërguari i Allahut (a.s.) thotë: "Atij që Allahu ia do të mirën, ia mëson dhe ia bën të kuptueshme fenë." Duke marrë për pikënisje këto arsye që përmendëm, e pamë të domosdoshme që tu paraqesim muslimanëve. prindër, mësues dhe edukator, këto mësime ku përfshihen njohja e Allahut dhe mësimi i fesë, në përshtatje me moshën e fëmijëve që ata kanë nën kujdes. Ne shpresojmë se këto mësime, me ndihmën e Allahut. do të ndihmojnë që fëmijët tanë të rriten dhe edukohen me frymën e besimit të drejtë, me njohjen e normave të fesë, duke bërë kështu që ata të jenë të aftë të kryejnë adhurimet ashtu siç i kërkon Islami. Është mjaft e rëndësishme që një musliman të njoh mirë dhe të kuptojë qartë çështjet e fesë së tij.
BOTUES: Shtëpia Botuese "NuN"