Dashuria dhe Fejesa

Dashuria dhe Fejesa

Dashuria dhe Fejesa

Regular price 150.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

"Grate e ndershme jane per burra te ndershem dhe burrat e ndershem jane per gra te ndershme"

Studiuesit e demografisë, sa herë që përmendin botën arabe dhe atë islame, e etiketojnë atë me termin “Bota e rinisë”. Ndërkohë që me termin “Bota e të moshuarve” etiketohet perëndimi në përgjithësi. Në perëndim, përqindja që zënë të rinjtë është vetëm 40 %. Ndërkohë që rinia në botën arabe dhe atë islame zë mbi 60 % të popullsisë.

Kur flasim mbi moshën e re, kemi si synim moshat nën tridhjetë vjeç. Dhe tema mbi të cilën do të diskutojmë, prek pikërisht këtë grupmoshë, në veçanti ata që janë në prag të martesës.

Shumë të rinj dhe të reja, kanë nevojë të njihen dhe informohen mbi çështje të tilla si vendimi për martesë, fejesa, martesa etj… Sa herë që më jepet rasti të kontaktoj me të rinj dhe të reja, pyetjet mbi një jetë bashkëshortore dhe familjare të lumtur janë të shumta. Para se një çift të bashkohen në një strehë të vetme, duke u martuar, islami ka caktuar disa faza dhe etapa, me qëllim që këtij çifti t’i garantohet një jetë sa më normale dhe e lumtur. Gjatë fejesës, si djali dhe vajza informohen mbi njëri-tjetrin, u jepet rasti të njihen më mirë, shihen, bisedojnë dhe në fund, merret vendimi për t’u martuar ose jo.

TItulli: Dashuria dhe fejesa
Autor: Xhasim Mutava
Përkthyes: Elmaz Fida
Faqe: 104
Formati: A5
Viti: 2018
Botues: Furkan