Kudsi mes dy premtimeve
Kudsi mes dy premtimeve
Mes dy premtimeve
Këto stacione që i përjeton procesi i paqes nuk janë as të parat e as të fundit, por janë stacione të një procesi të gjatë pesë mijë vjet i cili do të vazhdon deri në Ditë të Kijametit. Kurse Osloja, Madridi, Uashingtoni ose ndonjë tubim tjetër që mund të ndodhë mbi këtë proces janë vetëm stacione kalimtare të këtij procesi të gjatë. Kjo është rruga e premtimit, të cilin ia ka dhënë All-llahu [subhanehu ve teala] Pejgamberit dhe të Dashurit të Tij, Ibrahimit [alejhis-selam] dhe pasardhësve të tij të mirë.
Te ky premtim takohen që të tre fetë e njohura në botë.
Myslimanët kanë premtim të vërtetë, të mbështetur në Kuran dhe në sunetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], siç do të sqarojmë më vonë, kurse çifutët dhe të krishterët kanë kuptim tjetër të këtij premtimi, të cilin ia kanë shpifur All-llahut [subhanehu ve teala].
Për këtë, ky konflikt nuk është mes dy forcave dhe dy taboreve, por është mes dy premtimeve, mes premtimit të vërtetë dhe premtimit të rrejshëm, pra, është konflikt mes dy akideve, mes akides së tevhidit me të cilin ka ardhur Ibrahimi [alejhis-selam] dhe e ka përtërirë Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e të cilën do ta ripërtërijë në kohën e fundit Isa [alejhis-selam] dhe në anën tjetër thirrjes së shirkut, bestytnive dhe mashtrimeve që i kanë shpikur priftërit dhe murgjërit, të cilët i kanë shkruar këto gjëra vet, e pastaj kanë thënë se këto janë prej All-llahut, duke filluar nga rabinët çifutë e deri te Pali, pastaj papët mashtrues e deri te Hertzli, një varg i mashtruesve që përfundon me mesihun e tyre të premtuar Dexhallin. Kur të takohen dy mesihat, mesihu Isa [alejhis-selam] i biri i Merjemes dhe mesihu Dexhall, atëherë do të shkrihet Dexhalli, ashtu siç shkrihet kripa në ujë, sikur mos të ndërhyjë Isau [alejhis-selam] dhe ta mbysë. Vetëm në këtë moment do të përfundon beteja e gjatë mes dy akideve dhe mes dy bartësve të këtyre akideve, ummetit Islam në një anë dhe krishterëve dhe çifutëve në anën tjetër.
Kjo është esenca e këtij problemi dhe e kësaj çështjeje. Andaj, ajo që ngjan në vende të ndryshme të botës, në takime dhe negociata, është përkrahje e premtimit të rrejshëm dhe mohim i premtimit të vërtetë. Kjo është esenca, kurse gjërat tjera janë detaje të pavlera.
AUTOR: Selim ibn el-Halili | Sefer Havali
PËKTHEU: Bekir Halimi
BOTUES: Shtëpia Botuese "NuN"
FAQET: 240