Komentar i Librit Akideja Vasitije (1 dhe 2)

Komentar i Librit Akideja Vasitije (1 dhe 2)

Komentar i Librit Akideja Vasitije (1 dhe 2)

Regular price 1,200.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Bekimi dhe paqja e Zotit qofshin për profetin tonë, Muhamedin; për familjen dhe për mbarë shokët e tij. Librin “Akideja Vasitije” e shkroi dijetari i madh i muslimanëve, Ebu Abas, shejhul-Islam, Ahmed ibn Abduselam ibn Tejmije El-Harranij, I cili vdiq në vitin 728 h. Kushdo që shfleton libat e këtij njeriu I di qëndrimet e tij në mbrojtjen e së vërtetës dhe në kritikat që u drejtoi ithtarëve të së kotës, qëndrime këto për të cilat I jemi mirënjohës dhe shpresojmë të shpërblehet tek Allahu. Në të vërtetë, ky njeri ishte prej dhuntive të Allahut për këtë umet, ngaqë Allahu i Lartësuar përmes tij zmbrapsi gjëra tejet të rrezikshme për akiden islame.

Ky është një  libër i shkurtër (i përmbledhur) të cilin e shkroi shejhu i Islamit, dhe shkas për këtë ishte rasti kur tek ai erdhi njëri nga gjykatësit e Ëasitit, i cili iu ankua për vuajtjcn e njerëzve nga ideologjitë e devijuara lidhur me emrat dhe cilësitë e Allahut. Kështu, shejhu shkroi këtë akide, që konsiderohet si ajka e akides së Ehlu Sunetit dhe Xhematit për sa i përket gjërave rreth të cilave njerëzit shpikën bidate dhe për të cilat u shpeshtuan fjalët dhe thashethemet.

Para se të fillojmë me shpjegimin e këtij libri madhështor, dua të sqaroj se të gjitha mesazhet e të dërguarve, që nga i pari (Nuhu) e gjer tek i fundit (Muhamedi) si pikë qëndrore kishin tewhid-in. Allahu i Lartësuar thotë: -Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar para teje (o Muhamed), që të mos i kemi shpallur se: `S’ka të adhuruar tjetër (të vërtetë) përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!" (EI-Enbija, 25) "Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): ‘Adhuroni Allahun dhe shmangni tagutin (idhujt)!" (En-Nahl, 36) Kjo sepse krijesat u krijuan vetëm për Allahun e Madhërishëm; ato u krijuan për ta adhuruar Atë dhe për t'i lidhur zemrat e tyre për Të me te'el-luh (adhurim me dashuri dhe pëmderim), madhërim. frikë, shpresë, mbështetje, dëshirë (për shpërblimin) dhe drojë (nga dënimi)… 

Shtëpia Botuese: Essebil
Përktheu: Blerim KRASNIQI, Lulzim PERÇUKU, Petrit PERÇUKU
Autori: Muhamed Ibn Salih El Uthejmin
Faqe: 632 (Komplet 2)