Rrugët e Shpëtimit
Rrugët e Shpëtimit
Vepra Subulu' s-selam, koment i Bulugu' l-meram sot mesohet neper shume institucione te larta arsimore islame ne mbare boten. Arsyeja e pranimit te saj, para se gjithash shihet ne ndarjen e saj praktike te temave, ashtu qe lexuesi duke e konsultuar permbajtjen, shume lehte mund ta gjeje ate qe i intereson. Po themi se ky eshte vetem vellimi i pare i Subulu' s-selamit, ndersa i tere materili eshte i ndare ne kater vellime. Ne i kemi hyre perkthimit te kesaj vepre para se gjithash per shkak se ajo mesohet si liber i pranuar ne Fakultetin e Shkencave Islame dhe per shkak te asaj se ai qe e kryen kete fakultet, mund ta shfrytezoje ate ne jeten e tij praktike, por ne te njejten kohe ka dobi te madhe edhe per besimtarin e rendomte te rajonit tone.
Ky është një libër në të cilin është bërë një përmbledhje e haditheve lidhur me dispozitat juridike, e cila edhe pse sipas vëllimit është mesatare. Ky libër nuk është si disa libra të vegjël që lënë shumë gjëra për i përmendur dhe që për fat të keq janë përhapur shumë në shqip, në të njëjtën kohë nuk është shumë voluminoz dhe shumë i detajuar që të bëhet i bezdisshëm.
Po ashtu edhe saktësia e haditheve është e padiskutueshme. Ky libër është i vecantë për ndarjen e haditheve sipas temave. Me bindje të plotë mund të them se ky libër është i domosdoshëm për cdo besimtar por më shumë i domosdoshëm është për atë nxënës që thellohen në dijet islame në xhami dhe shkolla të ndryshme.
PERKTHEU: Agim Avdiu & Muhamed Bajrami
FAQET: 614