Ta Njohim Allahun (3 Vëllime)
Ta Njohim Allahun (3 Vëllime)
Libri te cilin e kenI para duarve eshte nje transkriptim i ligjeratave te mbajtura me te njejten teme. Me kete rast, disa vellezer te vullnetit te mire me propozuan qe keto ligjerata te shkruhen, ne menyre qe te mbetet nje dokument lidhur me trajtimin e vecante qe po i behet kesaj teme. Trajtimin e temes nuk e kam ndertuar te jete nje studim shkencor dhe, po ashtu, punimi nuk ka ngjyrim debati e polemike, sic rendom eshte rasti kur kemi te bejme me trajtimin e kesaj teme. Objektivi eshte qe kjo teme te prezantohet pak me ndryshe, te kete nje karakter edukativ dhe te beje ndryshimin per te mire duke shfrytezuar mesimet dhe porosite qe dalin nga njohja e Emrave te bukur.
Zaten ky edhe eshte qellimi i trajtimit te kesaj teme ne burimet islame, por, fatkeqesisht, inkuadrimi i filozofirave dhe i kuptimeve te shtremberuara shpeshhere ka bere qe te humbase roli zanafillor i saj. Keshtu, shpresoj qe lexuesi do ta kete parasysh tere kete qe permenda dhe do ta kerkoje ate qe kemi synuar, kurse aspektet tjera mbeten te trajtohen ne ndonje studim tjeter. E lus Allahun e madheruar qe, duke na mundesuar ta njohim Ate, ta njohim edhe veten tone dhe, rrjedhimisht, nga kjo te percaktojme agjenden e preokupimeve tona ne jete, dhe njeheresh ta kuptojme jeten me ndryshe; ta kuptojme kete jete si nje dhurate hyjnore e te dime si ta perdorim, me qellim qe, permes saj, ta fitojme edhe jeten tjeter, e cila eshte e perhershme, pa brenga e merzi. Perndryshe, rrezikojme t'i humbim qe te dyja.