Vërejtje Gafilëve
Vërejtje Gafilëve
Duke pasur parasysh këtë, ne këtë libër kam cekur shumë këshilla dhe ligjërata, që do të duhej të jetë e mjaftueshme për të gjithë ata që do ta lexojnë. E këshilloj lexuesin ta lexojë ashtu që përmbajtja e tij do ta përkujtojë dhe do ta stimulojë që, se pari, të mendojë për vetveten, e mandej t’ua përkujtojë dhe t’i udhëzojë në të edhe të tjerët. Allahu dhe i Dërguari i tij na e urdhërojnë edhe njërën edhe tjetrën. “Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u kemi mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë. (Ali Imran. 79). Disa komentues të Kur’anit thonë: “Kuptimi i këtyre fjalëve është: të jetësoni atë që ua mësoni njerëzve, e që ju e keni mësuar prej Librit. Në ajetin tjetër Ai thotë. “Po All-!lahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarëf'(Fatir, 28). Të Dërguarit të “fij, Ai i thotë. “0 ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur)” (Mudethir, I – 2). Në një ajet tjeter thotë: “Vazhdo me këshillë, sepse këshilla u bën dobi besimtarlvë’ (Dharijat, 55). Përcillet se i Dërguari i All-Ilahut ka thënë: Një moment meditim është më i mirë se një vit ibadet. Individi që nuk dëshiron të mendojë për proverbat, këshillat dhe biografitë e njerëzve të mirë do të bie ne mënyrë të pashmangshme ne njërën prej këtyre dy gjendjeve: ose do të kufizohet ne jetësimin dhe realizimin e pamjaftueshëm të rregullave dhe të mendojë për veten se është njeri i mir dhe se është prej atyre që kanë arritur sukses, ose do të përpiqet vetëm ne një pjesë të caktuar të jetës se tij. Kjo do t’i bëhet aq e madhe saqë vetja do t’i duket i madh dhe i mirë se njerezit e tjerë. Kështu do të shkatërroj tërë mundin e vet dhe do të zhduken veprat e tij. Nëse njeriu mendon rreth kësaj që u përmend, atëherë dëshira e tij, që t’i arrijë ata për të cilet Iexon dhe të cilët kane thënë urtësi, do të bëhet më e madhe dhe ai do të mundohet t’iu afrohet atyre me ibadetet e tij. Do të jetë i vetëdijshëm per mangesite e tij ne raport me ta. E lusim All-Ilahun të na japë fuqi që të bëjmë vepra të mira dhe te na bekojë. Ai është mirënjohës i pamasë dhe i Gjithëfuqishëm.