Stolia e lexuesit të Kur’anit
Stolia e lexuesit të Kur’anit
Te lexosh Kuran...! Zaten, urdher hyjnor me te cilin eshte urdheruar krijesa me e mire para se te dinte cfare eshte ai. Por, a te lexosh thjesht duke kaluar neper shkronjat e Librit, pa zbuluar fare margaritaret e tij?! Thjesht, te lexosh per te fituar shperblime nga cdo shkronje e tij...?! Apo, te lexosh per t'u begatuar me Fjalen e Zotit tend plot urtesi e dituri, duke e kuptuar ate qe po e lexon, duke medituar, menduar e reflektuar rreth kuptimeve qe dalin nga ai?!
Ne kete liber autori ka sjelle para duarve nje sere mjetesh dhe metodash, nepermjet te cilave do te te lehtesohet te kuptuarit e Librit te Allahut, meditimi rreth qellimeve te Zotit tend me kete Fjale me te cilen te eshte drejtuar ty, jo rastesisht, por vetem qe te realizohet ajo per te cilen te ka krijuar: adhurimi i Tij.
Ky liber do te te beje te ndihesh me afer me Librin qiellor, me afer me Zotin tend, pasi qe ka shtjelluar ne menyre te thuket sesi duhet te jete raporti yt me Kuranin, duke filluar me argumente nga vete Kurani fisnik, sakaq duke sjelle fragmente nga jeta e Muhamedit (paqja dhe lavderimet e Allahut qofshin per te!) dhe shokeve te tij ne raport me Kuranin, angazhimi i tyre me te, qasja ndaj tij dhe praktikimi i kerkesave dhe ndalesave te tij, pastaj duke sjelle edhe modele praktike te thithjes se nektarit te Kuranit nga ata qe e nuhasnin realisht vleren e tij.
Profeti i Zotit i qe ankuar Zotit te Madherishem se populli i tij e kishte braktisur Kuranin... Andaj, mos u bej si ata!
Përktheu: Hekuran Helshani
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 240