Në Shoqëri me Agjëruesit
Në Shoqëri me Agjëruesit
Muaji i Ramazanit nje kurs intensiv në besim. Veç kesaj, rob-drejti, po në këtë muaj, angazhohet në vepra të ndryshme të adhurimit, si në: namaz, agjerim, bamirësi dhe Kur'an-lexim e këndim. Kur të arrijë ta kuptojë dhe vleresojë qëllimin mbi urdhërimin e këtyre vepra-mirave dhe t'i kryeje ato korrektësisht, atëherë, do të gjenerojë dobi të plota dhe për me tepër, ndikimi tyre do të jetë rrënjë-thellë në jetën e tij. Siç thotë Allahu, i Lartesuari:
"O ju që besuat, agjerimi u është bërë obligim, sikurse që ishte edhe i atyre që ishin para jush, ashtu që të bëheni të devotshëm." (El-Bekare:183)
Shumë nga ngjarjet më madhore dhe më te bekuara në historinë tonë, ngjanë në Ramazan. Më madhorja e tyre ishte vetë shpallja e Kur'anit. Prandaj, Ramazani është muaj përkujtimi; është muaj adhurimi dhe angazhimi aktiv. Si rrjedhojë, ardhja e tij meriton mirëseardhje të ngrohtë, dhe mënyra më e mirë për t'ia ofruar mirëseardhjen këtij muaji është kultivimi i një kuptuari të thellë mbi virtytin madhor të tij dhe adhurimin në të cilin do të angazhohemi.
Titulli: Në shoqëri me agjëruesit
Autor: Selman Aude
Përkthyes: Osman Osmani
Faqe: 286
Formati: A5
Viti i botimit: 2020