Mburoja e Muslimanit nga xhinet
Mburoja e Muslimanit nga xhinet
Falenderimi i takon Allahut, paqja e Allahut qofte per te Derguarin e Tij, Muhamedin a.s., familjen e tij dhe te gjithe shoket e tij. Derisa ishim ne xhamine e te Derguarit a.s. ne Medine, studiuesi Vahid Abduselam Bali, ma dha librin e tij te titulluar 'Mburoja e muslimanit nga xhinet dhe shejtanet. Ai deshironte qe une ta lexoja dhe te jepja mendimin tim; u pajtova, ndonese isha shume i zene. E lexova librin nga fillimi deri ne fund dhe dola me perfundimin se ai e kishte trajtuar temen ne menyre te sakte dhe ishte perpjekur t'i shmangej gabimeve si ne aspektin gjuhesor ashtu edhe ne ate permbajtesor. Une mendoj se e ka arritur ate qellim. NE kontekstin e asaj qe Eshte shkruar, ai ka mbuluar shumicen e pikave te domosdoshme; ai i hodhi poshte konceptet e gabuara te nje grupi te devijuar te njerezve te cilet mohuan — si ne te kaluaren ashtu edhe ne kohen bashkekohore — se mund te ndodh 'hyrja' e xhinit ne trupin e njeriut, e mohuan te folurit e tij permes gjuhes se tij dhe diturine e tij per mendimet dhe deshirat e atij njeriu tek i cili ka arritur te hyj. Autori i ketij libri ka shfaqur nje qendrim selefik dhe autentik, duke cituar hadithe te sakta, me reference te burimeve te tyre.
Përktheu: Driton Maxhuni
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 384