Islami(realiteti,ligjet,doktrinat dhe sistemet e tij)
Islami(realiteti,ligjet,doktrinat dhe sistemet e tij)
Islami është vula e të gjitha feve. Ai është feja më universale nga të gjitha fetë. Allahu i Lartësuar e ka përsosur duke realizuar begatinë e Tij ndaj robërve, kur pëlqeu që ajo të jetë feja e tyre. Diskutimi për Islamin është diskutim që ka degëzime të shumta, diskutim ky që fillon, por nuk mbaron. Kjo, se Islami ka dispozita e shtjellim për çdo gjë: “Ne nuk kemi lënë në këtë Libër ndonjë gjë pa sqaruar.” (El Enam, 38) Islami nuk ka lënë asnjë çështje pa shpjeguar nga çështjet e besimit, ritualeve, ligjeve, moraleve, por e ka trajtuar atë përgjithësisht e detajisht, qofshin çështje që ndërlidhen me umetin në përgjithësi, qofshin me njeriun në veçanti.
Profeti i Islamit, Muhamedi ﷺ, u largua nga kjo botë vetëm pasi ua sqaroi umetit gjithë udhëzimet për të cilat kanë nevojë në çështjet e fesë së tyre. Në këtë mënyrë ai e përçoi mesazhin e Zotit të vet dhe ua ngriti argumentin njerëzve që do të vinin pas tij. Allahu më mundësoi shkrimin e librit me titull “Islami - realiteti, ligjet, doktrinat dhe sistemet e tij”.
Ky libër fitoi çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të cilin e organizoi Komiteti Botëror për Prezantimin e Fesë Islame, degë e Ligës së Botës Islame. Ky libër, falënderuar qoftë Allahu, është botuar disa herë. Është përkthyer në gjuhën frënge, spanjolle, angleze, ruse dhe, me emrin e Zotit, do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera të gjalla të botës.
Libri trajton çështje të shumta, të cilat janë tejet të nevojshme për masën e përgjithshme të muslimanëve dhe për ata të cilët shprehin dëshirën për t’u njohur me realitetin e fesë islame.
Përktheu: Kastriot Mazreku
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 320