Çelësat E Meditimit Të Kuranit
Çelësat E Meditimit Të Kuranit
Shkaku i shkrimit të këtij libriPas përfundimit të një ligjërate dikush më pyeti:Si mund të arrihet suksesi me Kuran?Iu përgjigja: Kjo është një pyetje e gjerë, veçanërisht në këto ditë kur njerëzit janë sprovuar me këtë art (shkencë), që në shumicën e ligjërimeve të tyre mbështeten në librat e civilizimeve joislame. Deklarojnë se lidhur me këtë tematikë mund të flasë vetëm ai që posedon diploma dhe kurse (leksione) nga ato vende. Vazhdova: Kjo është një pyetje e rëndë dhe kam frikë se, nëse të përgjigjem lidhur me këtë me ndonjë përgjigje të shpejtë, do të tregohem i padrejtë me Kuranin. Mu për këtë medoemos duhet një sqarim i qartë e gjithëpërfshirës, që konceptet dhe termat do t’i ndërlidhte me realitetin, do të sqaronte se esenca e arritjes së suksesit është Kurani fisnik, fjala e Zotit të botëve, dhe çdo gjë tjetër jashtë kësaj duhet të jetë në përputhje me të, përndryshe refuzohet.Kjo pyetje ishte arsyeja e shkrimit të këtij libri, në të cilin jam orvatur të shpjegojmënyrën e arritjes së fuqisë dhe suksesit me konceptin e tij të përkryer e gjithëpërfshirës për çdo shtresë të shoqërisë dhe për të gjitha aspektet e jetës.
Përktheu: Blerim Rexha
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 160