Shoqëria Ideale

Shoqëria Ideale

Shoqëria Ideale

Regular price 400.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Në një botë plot luftëra, racizëm, trazira politike, recesione ekonomike dhe vuajtje shoqërore, shumë njerëz po kërkojnë alternativ në të cilën mbizotëron drejtësia, liria, dinjiteti dhe mendimi i shëndosh. Shoqëri të tilla kanë ekzistuar në të kaluarën, në epokat e arta të civilizimit islam dhe ne shpresojmë, nëse Allahu do, që një shoqëri e tillë përsëri të paraqitet.

Në librin ,, Shoqëria Ideale Muslimane ’’, Dr. Muhammed Ali el Hashimi na jep një fotografi të qartë të asaj shoqërie. Duke bërë hulumtim të gjerë të historisë islame dhe duke e vënë idealen përballë gjendjes së dhimbshme të çështjeve të shoqërive njerëzore sot, ai i hulumton tiparet fetare, politike, ekonomike, shoqërore të kësaj shoqërie ideale. Ai ilustron çdo gjë, prej përgjegjësive të atyre që janë në pushtet deri te ndërveprimet midis individëve. Për ata që presin me padurim për ta parë një botë më të mirë, ky libër ofron ide praktike dhe shpresë.

Dr. Muhammed Ali el Hashimi është autor i librave më të shitura “Muslimani Ideal” dhe “Muslimanja Idealë”, të cilat po ashtu janë botuar nga Sh.B. “Fjala e Bukur”. Në këtë libër, i cili e plotëson serinë e tij ideale, Dr. Muhammed Ali el Hashimi e prezanton vizionin e tij të asaj shoqërie ideale, e cila është formuar me rregullat hyjnore dhe bazohet në vlerat më fisnike, udhëhiqet nga ligji më i përsosur, më gjithëpërfshirës dhe më i përpiktë që bota ka njohur ndonjëherë.

Autor: Muhammed Ali el-Hashimi
Titulli: "The Ideal Muslim Scoiety: As defined in the Quran and Sunnah"
Përktheu: Driton Maxhuni
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 532