Vizituesi i Fundit

Vizituesi i Fundit

Vizituesi i Fundit

Regular price 80.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Me të vërtetë ai nuk vjen për të kërkuar diçka nga pasuria jote… e as për të të shoqëruar në ushqimin dhe pijen tënde… e as për të të ndihmuar ty në vënien në praktikë të fesë… apo në ndërmjetësim ndaj dikujt… apo përforcimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore…

Por ky vizitor vjen tek ti në një moment dhe kohë të caktuar dhe për një çështje të caktuar, e atë nuk mund ta largojë nga realizimi i detyrës së tij, as ti, as shoqëria jote, as familja jote, po edhe as e tërë njerëzia e Tokës së bashku.

Pastaj edhe nëse ti vendosesh në pallate të larta, strehohesh në pallate të fortifikuara dhe banesa të forta, po edhe të jesh i ruajtur mirë dhe i mbuluar, nuk do te kesh mundësi ta ndalosh të hyjë tek ti, të shoqërohet me ty dhe ta marrë llogarinë e tij që e ka tek ti!

Ai për të hyrë tek ti nuk ka nevojë për dyer, të paralajmërohet, e as të marrë leje para se të vijë në takimin e caktuar, por vjen tek ti në çdo kohë dhe në çdo gjendje; në kohën kur je i zënë dhe kur je i lirë… kur je i shëndoshë dhe kur je i sëmurë… kur je i pasur apo kur je i varfër… kur je në udhëtim apo kur je në shtëpi.

Ky vizitor nuk ka zemër që të ndjejë dhembshuri dhe që tek ai të ndikojnë fjalët dhe të qarët tënd, apo britmat dhe trishtimet e tua, e nuk është nga kompetencat e tij që të kthehet, të të llogaritë dhe të shikojë në vitet e tua!

Po ashtu ai nuk pranon dhurata dhe ryshfet, sepse pasuria e kësaj bote tek ai nuk ka kurrfarë vlere dhe domethënie dhe nuk kthehet.përsëri përveçse me atë për të cilin ka ardhur.

Ai të kërkon ty… asgjë tjetër përveç teje… të kërkon të tërin dhe jo vetëm një pjesë tënden… kërkon marrjen e shpirtit tënd… kërkon marrjen e trupit tënd!

Autor: Halid Ebu Salih
Përkthyes: Sabahudin Feahu
Faqe: 38
Botues: Gami