Muhamedi Alejhi Selam Sikur Ta Shihnit
Muhamedi Alejhi Selam Sikur Ta Shihnit
Te gjitha lavderimet i takojne Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe mbi te gjithe ata, te cilet e pasojne rrugen e tij deri ne diten e ringjalljes. Eshte tradite qe shkruesi i biografive te jete neutral dhe te mos anoje, madje as te mos e lidhe veten me objektin per te cilin shkruan. Kjo nenkupton se ai duhet te shkruaje biografine pa e pershkuar vepren me mendimet dhe ndjenjat e tij personale qe i ka per personin, biografine e te cilit po e shkruan. Per me teper , ai thjesht duhet t'i tregoje ngjarjet dhe ndodhite e jetes se personit duke i lejuar lexuesit qe t'i nxjerre perfundimet per ate person, te arrije ne perfundim se a ka gene personi i mire ose i keq. Megjithate, une nuk mund te jem neutral kur shkruaj per nje qenie njerezore, i cili eshte me i aferti dhe me i dashuri ne zemren time: Muhamedin, te Derguarin e Allahut, alejhi selam. Tek e fundit, une nuk po shkruaj per nje lider politike, i cili permes ideve dhe perpjekjeve te tij ka ndihmuar themelimin e nje shteti ne ndonjeren prej kendeve te botes; ne vend te kesaj, une po shkruaj per te Derguarin e Zotit te krejt asaj qe ekziston, per nje njeri qe u dergua meshire per tere njerezimin. Derisa jam duke shkruar per te nuk mund te jem i paanshem, tek e fundit nuk jam duke shkruar per nje sundimtar, i cili kishte nje grup te madh te sherbetoreve; i cili posedonte thesare te medha te arit dhe argjendit; i cili dilte para popullit te tij me kurore mbreterore, me rroba te shtrenjta dhe me xhevahir te pacmueshem. Keshtu ishte jeta e shume mbreterve gjate historise, por nuk ishte stil i jetes se atij per te cilin po shkruaj ne kete liber . Pasuria e tij ishte gjithashtu e madhe, por ishte pasuri shpirterore, e jo pasuri materiale.
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 125