Mos u Hidhero

Mos u Hidhero

Mos u Hidhero

Regular price 360.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Ky është libri im Mos u hidhëro, i cili vjen në një kohë kur hidhë rimi është përhapur shumë, janë shtuar mospajtimet, është rritur tregu i problemeve dhe mediat transmetojnë lajme tronditëse, të cilat i ngushtojnë gjokset, ti stresojnë nervat dhe e hutojnë madje edhe më të qetin prej njerëzve. Prandaj e sheh, se hidhë rimi reflektohet në fytyrat e njerëzve, vizatohet në ballin e tyre dhe shkruhet në buzët e tyre. Kjo gjendje ua bën me dije njerëzve të urtë, se e kanë detyrë ti përkujtojnë njerëzit dhe tua tërheqin vërejtjen atyre nga pasojat e hidhë rimit, i cili sjell me vete pendim dhe fatkeqësi të ndryshme. Me këtë ne praktikojmë fjalën e të Dërguarit të Allahut, me të cilën ai ka këshilluar njërin prej shokëve të tij: Mos u hidhëro. Këtë ai e përsëriti tri herë.

Libri im Mos u hidhëro vjen pas librit tim Mos u trishto. Mos u trishto është shërim për brengat, ndërsa Mos u hidhëro është shërim për helmet. Mos u trishto nga brengat dhe mos u hidhëro nga problemet. Mos u trishto nga ajo që ka kaluar dhe mos u hidhëro për atë që të ka goditur. Mos u trishto, që ti të mos e kundërshtosh caktimin dhe mos u hidhëro, që të mos e cenosh durimin. Ilaçi i të trishtuarit dhe të dëshpëruarit është dituria dhe ilaçi i të hidhëruarit është butësia. I dëshpëruari është i sëmurë dhe i tronditur, ndërsa i hidhëruari është kryengritës dhe hakmarrës. Fjalët e mia në librin Mos u hidhëro nuk janë të huazu ara apo të përsëritura nga libri Mos u trishto: As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë. Jam munduar që në librin Mos u hidhëro të të dhuroj ty domethënie të rëndësishme, përvoja të sakta dhe mendime të pjekura, në lidhje me fatkeqësinë e madhe, krizën e rëndë dhe sëmundjen me pasoja të mëdha hidhë rimin. Prandaj, o vëlla musliman dhe ti oj motër muslimane: Mos u hidhëroni. Mposhtja e hidhë rimit është një arritje e madhe për njeriun, është një moral i ndershëm profetik dhe është një metodologji e pjekur për të bërë një jetë fisnike.

Në këtë libër të thërras ta vizitosh këtë mexhlis diturie dhe njohje, këtu mund të marrësh prej frutave të këndshme dhe luleve të bukura. Këtu ke ajete fisnike nga Kurani Famëlartë, hadithe të sakta profetike, tregime prekëse, histori mbresëlënëse, poezi të bukura dhe urtësi të shumta. Prandaj ulu pak në kopshtin e kënaqësive shpirtërore dhe mendore: Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi. I thashë vetes sime: Sikur ti praktikoja udhëzimet e librit Mos u trishto dhe librit Mos u hidhëro do të bëja një jetë të lumtur, i qetë në shpirt, me mendje të qetësuar, me ndërgjegje të pastër, me shpërblime të mëdha, me trup të shëndoshë dhe i mbrojtur nga pasojat e këqija. Allahu ynë! Largoje nga ne dëshpërimin, largoje nga ne hidhë rimin, zbrit mbi ne qetësi nga ana Jote, një siguri prej Teje, një mëshirë me të cilën do të na ngjallësh zemrat tona, një pjekuri me të cilën do të na përmirësosh çështjet tona, një bindje me të cilën do të na i largosh vesveset dhe cytjet tona, dhe një njohuri me të cilën do të na e largosh injorancën tonë. Na drejto tek rrugët e shpëtimit dhe na nxirr nga errësira në dritë.  

AUTOR: Aid el -Karni
PËKTHEU: Omer Zaimi
BOTUES: Shtëpia Botuese "NuN"
FAQET: 218