Thirrja dhe Thirrësi
Thirrja dhe Thirrësi
Në vend të hyrjes Kjo ligjëratë e mrekullueshme dhe me shumë vlerë është mbajtur në sallën e ligjëratave të Universitetit Islamik të Medinës së Profetit Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, më 17.4.1400 h., përkatësisht më 5.3.1980. Ligjërata është mbajtur me kërkesën e studentëve dashamirë drejtuar thirrësit dhe luftëtarit (të dijes), shkëlqesisë së tij hoxhë Es-Sejjid Ebi-l-Hasen Ali El-Haseni En-Nedvit, të cilët qenë përmalluar për dëgjimin e ligjëratave të tij. Kërkesa e tyre parashtruar autoriteteve të Universitetit për mundësimin e një takimi dhe ligjërate nga hoxha në fjalë u pranua pozitivisht. 8 Lajmi për këtë ligjëratë u përhap me shpejtësi në Universitet. Takimi ishte madhështor. Kishte studentë, profesorë dhe përgjegjës administrativë të Universitetit përkatës. Salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë ata që ishin tubuar për ta dëgjuar këtë hoxhë. Manifestimin e udhëhoqi zv. rektori, ekselenca e tij dr. Abdullah Zajidi. Hapja solemne e manifestimit u bë me recitimin e ajeteve kuranore: “Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët, (por ka qenë) mirënjohës ndaj dhuntive të Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë. Ne i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, sigurisht që ai do të jetë nga të mirët. Pastaj ty të shpallëm: “Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve.” Në të vërtetë, e Shtuna u caktua për ata që patën kundërshti në lidhje me të. Sigurisht që Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit, për çështjet, që ata nuk pajtoheshin. Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe 10 diskuto me ta në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë. Nëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa jeni ndëshkuar, por, nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit. Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre! Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” (En Nahl: 120-128) Ajetet shënuan hapjen më të mirë të mundshme të manifestimit, sepse tematika e tyre përputhej me tematikën e ligjëratës, e cila mbante titullin “Urtësia e thirrjes dhe tiparet e thirrësve”. 1 Përkushtimi për dëgjimin e ligjëratës ishte i mahnitshëm. Ndërkaq, ende pa mbaruar 1 Në shqip e kemi përshtatur: Thirrja dhe thirrësit. 11 ligjërata, spikatën efektet e para të saj: zemrat u zbutën e sytë lotuan. Hoxha dëshironte që të gdhendte në gjoksin e secilit student maksimën famoze të zotërisë sonë, Ebu Bekrit, radijallahu anhu: Të gjymtohet kjo fe duke qenë unë gjallë?!, që njëherazi ishte thelbi i tërë ligjëratës dhe mesazhi kryesor i saj. Allahu e shpërbleftë hoxhën me mirësitë e Tij! Ligjëratën e patën incizuar në versionin audio shumë studentë, ndërsa vëllai ynë, Muhamed Ridvan En-Nedvi, po ashtu student në Universitetin e Medinës, versionin audio e solli në version të shkruar. Tani që ligjëruesi autor i ka hedhur një shikim dhe ka bërë ca ndryshime, ndihemi të privilegjuar që na është dhënë rasti ta botojmë edhe si format të shkruar, në mënyrë që të arrijë te një numër sa më i madh i të rinjve myslimanë. Kështu, libri 12 do të përfitonte më shumë lexues, sakaq mesazhi i tij: Të gjymtohet kjo fe duke qenë unë gjallë?!, do të ngelte e do të afirmohej si qëllim i jetës. Allahu i di qëllimet tona dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë. Botuesi
Faqe: 168