Stolia e kërkuesit te diturisë

Stolia e kërkuesit te diturisë

Stolia e kërkuesit te diturisë

Regular price 200.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Stolia e kërkuesit të diturisë, Kthimi nga Allahu gjatë kërkimit të diturisë dhe marrjes së saj????

Mos bëj panikë nëse një lëndë të bëhet e paarritshme (për shkak të vështirësisë së saj), pasi që disa lëndë kanë qenë të pakuptueshme për disa prej dijetarëve të njohur, disa prej tyre e kanë pranuar këtë haptas.

O nxënës i diturisë! Dyfisho zellin tënd dhe kthehu nga Allahu në lutje, kërko strehim tek ai dhe përulu para Tij.

Shejhul Islam Ibnu Tejmijie, Allahu e mëshiroftë, ka pas zakon të thotë shpesh në lutjet e tij, nëse domethënia e një ajeti nga Libri i Allahut ishte e pakuptueshme për të: "O Allahu im, Mësues i Ademit dhe Ibrahimit, më mëso dhe o Ti që bëre Sulejmanin të kuptojë, më bëj edhe mua të kuptoj!" Dhe pas saj e gjente atë (kuptimin e saj) të lehtë.

Ndershmëria akademike

Është e detyrueshme për kërkuesin e diturisë që të jetë shumë i pajisur me ndershmëri akademike gjatë kërkimit të diturisë, gjatë bartjes së saj, gjatë implementimit të saj, gjatë kumtimit të saj dhe gjatë mësimit të të tjerëve.

Nuk ka grup që i mëveshët ndonjë diturie, vetëm se në mesin e tyre ka të cilët nuk e kërkojnë diturinë për t'u zbukuruar me virtytin më të lartë (dijen), e as për t'u bërë dobi njerëzve me urtësinë që kanë mësuar, ndershmëria tek të tillët nuk gjen vend.

Ata nuk kanë marrë të transmetojnë atë çfarë nuk e kanë dëgjuar, apo të përshkruajnë atë çfarë nuk e njohin dhe kjo është ajo arsyeja e cila i shtyu dijetarët e mëdhenj që të kritikojnë njerëzit e dijes dhe të bëjnë dallimin mes atyre të cilet ekzagjerojnë në të folurit e tyre dhe të atyre të cilët flasin në bazë të asaj që dinë.

Autor: Dr. Bekër Ebu Zejd
Përktheu: Hasan Cana
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 144