Sikur udhëzuesit tjerë për shëndet të mirë, Shërimi i Trupit dhe Shpirtit këshillon lënien e një diete të pashëndetshme dhe ndryshimin e stilit të jetës joaktive, por ky libër shkon matanë aspekteve të thjeshta të shëndetit. Amira Ajad është mjeke dhe hulumtuese me master në farmaceutik dhe doktoratë në temën e shëndetit natyral. Ajo shkruan:
Gjatë kapitujve të këtij libri, përpiqem të sqaroj se si mund ta kombinoni traditën e pasur të mësimeve të Islamit me diturinë e dobishme shkencore bashkëkohore, me qëllim që të bëni një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.
Libri është i ndarë në pesë kapituj, çdonjëri prej tyre ka të bëj me një prej pesë komponentëve që e përbëjnë trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj, duke dhënë sqarime në secilin kapitull se si të kujdesemi për atë pjesë të qenies suaj dhe si ta ruajmë shëndetin e saj. Gjatë leximit të librit do të vëreni se si janë të lidhur këta trupa; shëndeti i njërit varet kryesisht nga mirëqenia e të tjerëve, kështu që një jetë e lumtur, e shëndetshme kërkon një balancë midis të gjithë atyre.
Shërimit i Trupit & Shpirtit e paraqet një shkencë Islame të shëndetit në formë të një udhëzuesi gjithëpërfshirës për shëndet më të mirë. Shërimi i Trupit & Shpirtit është një referencë e çmueshme që i inkurajon dhe u jep arsye njerëzve për të marrë nën kontroll shëndetin e tyre dhe jetët e tyre.
Autor: Amira Ajad
Përktheu: Driton Maxhuni
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 460