Eshte shum e veshtire te gjejme kapitull te Kuranit, profetike apo biografi te ndonje shoku te te Derguarit e te mos hasim ne ndonje reflektim administrativ, qe nuk permban udhitime per udhezime racional te burimeve, dhuntive dhe potencialeve njerezore , e qe nuk therret ne cilisi te cmuara si durimi, kujdesi, eliminimi i kapricove dhe ndertim te vetedisiplines, apo qe te mos ftoje ne vepra te mira , ne planifikim te drejte, organizim te mirefllte, udhizim dhe vetekontroll.
Thenia "koha eshte flori" eshte shume e perhapur, por ne fakt ajo eshte me e vlefshme se nuk ka cmim.Ne ekonoi, koha llogaritet si njera nga pese burimet kryesore se bashku me njerezit , lenden e pare, pajisjet dhe informatat.Prej tyre, koha ze nje vend te rendesishem, sepse nese menaxhohet ne menyre te duhur,ajo mund ti maksimizoje sukseset e kater te tjerave.Edhe ne aspektin personal, per dike thuhet se menaxhon kohen ne menyre efektive, nese ai e zhvillon jeten dhe aktivitetin e tij ne po te njejten menyre.