Enciklopedia Koncize
Enciklopedia Koncize
Lëvdatat dhe falenderimet janë vetëm për Zotin xh.sh. dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. 0 Zoti ynë, ne kërkojmë prej Teje strehim nga e liga e vetes sonë dhe nga veprat e këqija që rnund të veprojmë sepse me të vërtetë atë që Ti e udhëzon nuk ka kush që e devijon dhe atë që Ti e devijon prej rrugës së drejtë nuk ka kush që e udhëzon në të. Nga leximi dhe studimi që i kam bërë mendimit botëror kam hasur se çdo revolucion ka enciklopeditë e veta me anë të të cilave vendos piketat e rrugëtimit të saj dhe u sqaron pasuesve të vet atë që duhet të bëjnë dhe të besojnë. Në epokën e revolucionit francez, Didero dhe shumë kolegë të tij nxorën një enciklopedi që pati ndikim të madh si në Francë edhe në Evropë. Më pas ky ndikim u shtri në të gjithë botën.
Edhe komunistët botuan "Enciklopedinë filozofike" të tyre. Umeti islam sot po dëshmon fillesat e rimëkëmbjes dhe rizgjimit madhor, për pasojë ka nevojë për enciklopedinë, leksikun dhe fjalorin e vet në mënyrë që të qartësojë rrugën që përshkuan të parët e Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Për këtë arsye iu mbështeta Zotit mbi të gjitha dhe morra iniciativën për të shkruar këtë përmbledhje enciklopedike me titull “Enciklopedia Koncize,”në të cilën inkorporova përkufizimt mëtë rëndësishme të filozofisë së vjetër dhe të re, sidomos pjesën e vjetër të saj, të cilën e ka përmendur Shejhul Islami dhe ripërtëritësi i çdo kohe Ibën Tejmije, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ibën Tejmijen në librin tonë do ta shënojmë me gërmën T.
Për këtë qëllim kam shfrytëzuar dy librat e tij “Dur’tearud elakl ue nekl,” në shqip “Parandalimi i konfliktimit të logjikës me argumentin”, dhe “Minhaxhu sunneh”, apo “Metodologjia e sunetit.”
Të dy këta libra janë saktësuar Mumamed Rishad Salim,Allahu qoftë i kënaqur me të. Për pjesën e filozofisën modern jammbështetur në kapitalin tim libror, që pë hir të së vërtetës është i bollshëm,duke shpresuar në Zot qëmeanë të saj t’u bëj dobi muslimanëve si dhe të më japë sinqeritetnë të. Amin!
BOTUES: Shtëpia Botuese "NuN"
FAQET: 118