Shejh Abdu-l-hamid Kishku nderroi jete duke qene ne sexhde, nje akt me modest dhe me i perulur ne lutje ndaj Zotit. Sa menyre e mrekullueshme per t'u takuar me Krijuesin! "Shejh Abdu-l-hamid Kishk ishte nje predikues i klasit te pare kemi mesuar prej tij shumecka ne fillim te da'vetit ajo qe me se shumti kam mesuar une personalisht prej tij eshte ndjenja ime ndaj fese". (Esh-shejh Ebu Is'hak el-Huvejni)
"Ky ishte njeriu i cili tundi minberet e tere botes me fjalime bombastike, mbreselenese e te mrekullueshme ...". (Esh-shejh Mahmud el-Misri)
"Kur e degjon zerin e shejh Kishkut duke folur per ndonje beteje, te duket sikur i degjon vringellimat e shpatave". (Nje dijetar egjiptian) "Kam pasur nderin te shoqerohem me te nje kohe, ishte nje njeri qe mund te te bente te qash e te qeshesh ne nje cast". (Esh-shejh Ebu Is'hak el-Huvejni)
"E kishte lutur Zotin qe t'i jape jete derisa ta mbaroje tefsirin e Kur'anit, duke thene se 'deshiroj te takohem me Zotin duke e bartur me vete kete tefsir'. Zoti i kishte plotesuar deshiren shejhut tone, me c'rast e realizoi vepren kapitale Fi rihabi-t-tefsir (Komentimi i Kur'anit ne 30 vellime), krahas mbi njeqind vepra te tjera te cilat do ta shoqerojne diten e Kijametit gjate takimit me Zotin kur do t'i thote: 'Subhane rabbije-I-aqa', fjalet te cilat ishin lutja e tij e fundit ne kete bote duke gene ne sexhde, me c'rast dha shpirt". (Sha'ban Abdurrahman, Gazetar)
"Zoti beri qe shejh Abdu-I-hamid Kishkun ta dojne njerez nga Lindja e Perendimi; ne kohen e tij nuk kishte ende kanale televizive digjitale dhe per me teper atij i qe ndaluar rreptesisht te shfaqet para medieve, e megjithekete sot ka nje numer te madh te rinjsh nga lndonezia, Malajzia dhe ish-republikat sovjetike, te cilet kenaqen duke i degjuar fjalimet e incizuara te shejh Kishkut, ndonese s'e kane pare kurre ate". (Memduh Ismail, avokat dhe shkrimtar)