Dialog me një djalosh

Dialog me një djalosh

Dialog me një djalosh

Regular price 100.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Falenderimi i takon Allahut. Ate e falenderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihimë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të vepravc tona, Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili ështe Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Armiqtë që për synim e kanë shkuljen e rrenjeve të umetit, e kuptuan se fuqia dhe forca e umetit jane te rinia, prandaj shigjetat i orientuan në drejtim të tyre duke synuar nxjerrjen e një brezi të ri prej të rinjve që janë larg fesë, të zhytur në baltën e degjenerimit dhe epsheve. Është për t'u çuditur se këto përpjekje nën hije të mungesës së ruajtësve të umetit e prodhuan një brez që për ta s'ka nevojë shume të të flas, sepse besoj që ti je më i njoftuar për gjendjen e tyre sesa unë.

Mirëpo prapëseprapë, pavarësisht se çfarë del nga ky brez, neve me ta na lidhë nje litar që nuk këputet. Dhe ashtu ky brez vazhdon te Iuaj rolin e një pjese (të  rëndësishme) në trupin e umetit, si dhe mbi ne karshi tyre bien të drejat vllazërore islame.

Në përgjithësi një numër i madh prej tyre plotësisht e dinë se janë larguar dhe janë shmangur nga rruga e drejtë dhe nuk ka vend për dyshim që ata janë të bindur se ecin nëpër rrugën e gabuar dhe që kjo rrugë paraqet rrezik për ta.

Që një kohë të gjatë parashtroj një pyetje për shumë të rinj të cilët ende nuk kanë filluar rrugën e bindjes dhe udhëzmit;

- Çfarë po ndërhyn mes teje dhe mes të kapurit për fe dhe udhëzimit?!

- A nuk je i bindur plotësisht se duhet patjetër të ecësh nëpër këtë rrugë? dhe çdoherë shumica prej tyre më përgjigjen se bindja ime që patjetër të ecët nëpër këtë rrugë është e barabatë plotësisht me bindjen time se rruga nëper të cilën eci për momentin është e gabuar.

Pavaresisht nga ajo se sa të rinjtë shmangen prej rrugës së udhëzimit dhe pavarësisht nga ajo sa mëkate të mëdha që bëjne, ka shpresa se ata do të kthehen në rrugën e dreitë dhe do të përqëndrohen në të.

Prandaj detyra jonë mbi ta është t'i drejtohemi atyre dhe t'i shtrëngojmë duart e tyre e të ecim rrugës së drejtë. Mënyra ime e zhvilluar e dialogut dhe të folurit është e çiltër nën dritën e diellit, andaj shpresoj që të urdhërosh e ta lexosh këndvështrimin tim me objektivitet dhe pa paragjykime, dhe atëherë besoj që pikat ku pajtohemi unë dhe ti do të jenë më shumë sesa ato ku nuk pajtohemi dhe mospajtimi yt me mua në një çështje prej çështjeve nuk nënkupton braktisjen e gjithë asaj ku pajtohemi unë dhe ti.

Autor: Muhamed Duvejsh
Përkthyes: Irfan Jahiu
Botues: Shkolla Islame
Faqe: 60