Tematika e ketij libri ka rendesi te jashtezakonshme jo vetem per shkak te permbajtjes se tij, por edhe per shkak te kohes ne te cilen paraqitet, duke qene se ne mes shkruarjes se tij dhe kohes ne te cilen jetojme ekziston nje lidhje e forte.
Rendesia e tij, sipas permbajtjes, qendron ne faktin se ky liber shtjellon nje nder themelet e Islamit, "dashurine ndaj te mires dhe urrejtjen ndaj te keqes — el-velau vel-berau".
Keto jane dy shenja te shprehjes se sinqerte te dashurise ndaj Allahut, te Derguarve te Tij dhe besimtareve ne pergjithesi. Urrejtja ndaj te keqes eshte shprehja e urrejtjes ndaj jo te vertetes dhe te atyre qe e pasojne. E ky eshte nje nga themelet baze te te besuarit.