Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit! Lavdi qoftë për Allahun, i cili i zbriti Profetit të Vet: “Sot e kam plotësuar fenë tuaj dhe e kam përmbushur ndaj jush begatinë Time, si dhe pëlqeva që Islami të jetë feja juaj." Lavdërimi dhe shpëtimi Yt, o Zoti ynë, qoftë për robin Tënd, profetin Muhamed, familjen e shokët e tij! Sigurisht: "Çdonjëri që kërkon të arrijë diçka, arritja e së cilës është e mundimshme, medoemos do të ballafaqiohet me lodhje, prandaj ai duhet të njohë atë dhe dobitë e saj, në mënyrë që kjo ta shtyjë në tejkalimin e vështirësive dhe t'ia shkurtojë rrugën... Kjo, ndonëse në moshë të thyer, më shtyri të gjurmoj bukuritë (mirësitë) e Islamit dhe normat e tij, duke i spikatur çdo obligimi fetar sekrete madhore, në një formë që, kënaqet ai që e pranon Islamin për fe, nëse është i drejtë në gjykim dhe nuk tregon kryeneçësi në sjelljen dhe fjaIët tij."