Biografia e Omer Ibn Abdulaziz

Biografia e Omer Ibn Abdulaziz

Biografia e Omer Ibn Abdulaziz

Regular price 800.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Ky liber eshte pjese nga libri "Ed-Devle el-emevije avamil eI-izdihar ve tedaijat el-inhijar" (Shteti emevit, faktoret e lulezimit dhe shkaqet e rrenimit), i cili ka per tematike kohen e permiresuesit te madh reformator, Omer ibn Abdulazizin. 

Te shkruash per Omerin ibn Abdulazizit ne kohen me te dhembshme per historine e umetit, per perpjekjet e tij te medha, per te rikthyer jeten nen gjykimin e Sheriatit dhe nen udheheqjen e kalifatit te drejte, te udhehequr nga Kurani dhe Suneti, nuk eshte thjesht nje tregim per nje udheheqes hero, por, shpreh qarte fuqine e Islamit ne vetvete, per t'u rikthyer dhe vazhduar udheheqjen e jetes politike, legjislative dhe qytetare. Ne fund te fundit, kjo rrjedh krejt natyrshem kur kihen parasysh bazat dhe parimet te cilat jane te misheruara ne Islam. 

Ne kete liber kam sqaruar se si sillej Omeri me njerezit e tjere, sa shume ishte i preokupuar ne permiresimin e shoqerise, duke ua perkujtuar njerer:te ahiretin.

Ai dha mund te vecante ne permiresimin e botekuptimeve te gabuara dhe ne nderprerjen e fanatizmit klanor. Ai i cmonte njerezit me vlera. I ndihmonte borxhlinjte ti  shlyejne borxhet e tyre. I lironte muslimanet e roberuar dhe nevojtareve u jepte, duke i bere keshtu te pavarur ekonomikisht. Madje edhe mehrin ua paguante, atyre qe kishin nevoje, prej arkes se shtetit. Pra, kishte nje rol qenesore ne perafrimin e shtresave shoqerore. 

Autor: Ali Muhamed Sallabi
Përktheu: Ahad Durguti
Titulli: Omer ibn Abdulaziz mealim et-texhdid ve el-islab er-rashid ala minhaxh en-nubuve
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 544