Besimi I thjeshtësuar
Besimi I thjeshtësuar
Dijetari i nderuar, dr. Ahmed ibn Abdurrahman el Kadi vjen me njw libër te ri, i cili i shtohet bibliotekës islame.
Ky libër trajton në mënyrë të përmbledhur çështjen e doktrinës islame, ndaj e ka emërtuar ''BESIMI I THJESHTESUAR (Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik)".
Autori është përpjekur të përmendë çështjet kryesore të doktrinës, duke u munduar që të jetë sa më i përmbledhur dhe sa më i thjeshtë për lexuesin, duke u mbështetur kryesisht në dy burimet e pastra dhe të pakontestueshme: Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër, burime këto në të cilat ai që kapet, është i shpëtuar. Librat rreth doktrinës islame janë të shumtë dhe me qasje të ndryshme, megjithatë edhe ky libër ka karakteristikat e veta, të cilat shpresojmë se do të shërbejnë për zgjerimin dhe rrënjosjen e dijeve, sidomos në lidhje me doktrinën, gjë e cila është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më të rrezikshme.
Shpresojmë që ky kontribut të jetë i vlefshëm dhe në shërbim të lexuesve shqipfolës dhe që Allahu ta shpërblejë autorin dhe ato që janë përpjekur për ta sjellë pranë lexuesve tanë.
Përktheu: Bledar Haxhiu
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 165