Shpëtoje Familjen Tënde
Shpëtoje Familjen Tënde
Begatia e të pasurit familje dhe është begati e madhe e kësaj dynjaje që neve na e dhuroi Allahu dhe detyra jonë përballë këtyre begative është që të falenderojmë Allahun dhe të sillemi ndaj tyre sipas rregullave që Allahu na i ligjëroi dhe me to na urdhëroi.
Bazuar në këtë, të thirrurit e familjes në fe, përmirësimi i tyre, forcimi i tyre me dlturi të dobishme, kalitja e tyre me vepra të mira, paralajmërimi dhe ruajtja e tyre nga ajo që i dëmton, janë disa nga format më të mira të falenderimit, shkaqe për ruajtjen e begative dhe mënyra që mundësojnë që lidhjet familjare të mos këputen, por të vazhdojnë edhe në botën tjeter: "Ne do t'i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin ne besim.” (Et-Tur: 21)
Ky libër sillet pikërisht rreth kësaj tematike të rëndësishme dhe çdo gjëje ëe ndërlidhet me dobitë e mëdha që ndihmojnë në formimin e një familjeje të përqëndruar dhe të palëkundshme.