Pozita e Sunetit të profetit në islam (paqja dhe mëshira e alllahut qifshin mbi të)
Pozita e Sunetit të profetit në islam (paqja dhe mëshira e alllahut qifshin mbi të)
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të Gjithësisë, bekimet dhe paqa qofshin mbi të dërguarin e Tij, vulën e pejgamberëve Muhamedin s.a.v.s. i cili ka thënë:” Mua më është dhënë Kur’ani dhe diç e ngjajshme me të.”
Sa kaq Allahu e ka dërguar profetin (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me udhëzim dhe fe të drejtë si përgëzues dhe qortuesnë në çdo kohë, i cili ka qenë kandil ndriçues për besimtarët që e kanë pasuar atë deri në kohërat e sotme dhe do të jetë deri sa të egzistoj jeta mbi këtë tokë, ai i cili ia ka kthyer sytë çdo të verbëri, i ka udhëzuar njerëzit në rrugën e drejtë dhe i ka mbrojtur nga humbja. i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte ai i cili kumtoi shpalljen si më mirë, e la umetin-popullin e tij në bardhësi të qartë, nata e së cilës është si dita e saj, dhe ka thënë:” Unë me të vërtetë ju lë juve diçka në qoftë se ju i përmbaheni asaj nuk do të humbni, e ata janë libri i Allahut dhe suneti im.” Po ashtu i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:”
Me të vërtetë kush do të jetoj pas meje do të shoh përçarje të mëdha për këtë u porosis të kapeni për sunetin tim dhe sunetin e prijësve të drejtë e të udhëzuar, kapuni për to fortë me dhëmballë dhe kini kujdes nga gjërat e shpikura, sepse çdo shpikje është bidat, e çdo bidat të çon në humbje.”2
Pra tema jonë në këtë tubim të begatshëm me lejen e Allahut do të jetë për sunetin (rrugën e ndjekur,traditën) e profetit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe për pozitën e saj të cilën e ka në islam. Në gjuhën arabe fjala”suneh” do të thotë:”Rrugë”, siç ka thënë Allahu në Kur’an:” Pra ata nuk janë duke pritur vetëm se rrugën e të parëve të tyre.”(Fatir:43)
Që do të thotë nuk presin vetëm se rrugën, adetin e të parëve të tyre e cila ishte përgënjeshtrim i rrugës së të të dërguarve, prandaj edhe ligji i Allahut është ti dënon ata të cilët mohuan të dërguarin e Tij dhe i përgënjestruan ata. Gjithashtu i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ju me të vërtetë do të ndiqni rrugën e atyre që ishin para jush”3. Pra rruga në hadithin e ka kuptimin rrugën e popujve që kanë qenë para jush.
Kurse suneti në terminologjinë islame është: çdo transmetim nga i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) qoftë fjalë apo vepër e tij, apo pëlqim nga ana e tij. Disa të tjerë kanë shtuar edhe cilësitë e tij, pra arijmë të nënkuptojmë se çdo gjë e cila transmetohet deri tek ne në mënyrë autentike nga i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) prej këtyre llojeve të cilat i cekëm më lartë llogaritet si sunet i të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).