Njëqind lutje nga Kurani dhe Suneti
Njëqind lutje nga Kurani dhe Suneti
Te nderuar vellezer dhe motra! NE kete liber do te prezantoheni me "Njeqind lutje te zgjedhura nga Kurani dhe Suneti". Ky liber vjen si nje kontribut i vyer i koleksionuesit, i cili ka mane miratimin e imamit te shquar te trevave shqiptare, te nderuarit hoxhe Ahmed Kalaja, per kete koleksion lutjesh. Koleksionuesi i ka perzgjedhur dhe perkthyer keto lutje me qellimin e mire per t'u ardhur ne ndihme muslimaneve ne kryerjen e adhurimit madheshtor te lutjes. Lusim Allahun e Madheruar qe t'jua lehtesoje mesimin e ketyre lutjeve permendesh dhe c'eshte me e rendesishme t'jua mbaresoje berjen e tyre me pergjerim si dhe pranimin e tyre! Amin! Nje prej risive te ketij perpilimi eshte fakti se pas sjelljes se tekstit origjinal te lutjes ne arabisht dhe perkthimit te kujdesshem dhe te mirereferuar te saj, ne vijim eshte servirur transliterimi/ shkruajtja e germave arabe me germa latine, me qellim qe te behet i mundur leximi i lutjeve nga ana e lexuesve te nderuar qe nuk mund te lexojne arabisht. Po keshtu nje tjeter risi e perpilimit ne fiale eshte dhe shpjegimi i lutjeve, qe do te bej me te arrire perthithjen dhe kuptimin e gjere te permbajtjes se tyre madheshtore. Gjithashtu, prej te rejave te kendshme qe ky perpilim ofron per lexuesin e nderuar jane: fialori terminologjik, shtjellimi i qarte i fialeve te reja, biografia e reduktuar e personaliteteve te librit si dhe shpjegimi i permbledhur i ngjarjeve, toponimeve dhe patronimeve historike qe ceken ne te; gje qe i shtrin horizontet e lexuesit pertej subjektit qendror te librit.
Faqe: 356