Kujdesi për të Porsalindurit

Kujdesi për të Porsalindurit

Kujdesi për të Porsalindurit

Regular price 600.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Libri që kemi në dorë është prej librave më me vlerë që është shkruar në këtë lëmi. Libri në origjinal quhet "Tuhfetul-mevdud bi ahkamil-mevlud" dhe autor i librit është dijetari i madh islam Ibn Kajim el-Xhevzije, i cili në mënyrë të shkëlqyer dhe të kapshme i mblodhi rregullat e fëmijës së porsalindur dhe dispozitat e sheriatit që kanë të bëjnë me të. Ky libër është i mirënjohur te muslimanët dhe shumë i pranuar në mesin e tyre dhe pa dyshim është një referencë e rëndësishme për kërkuesit e diturisë. Dijetari islam Ibn Kajim el-Xhevzije e elaboroi këtë lëndë në mënyrë shkencore, ku përdori argumentet nga dy burimet kryesore, Kurani dhe Suneti i Muhamedit a.s. si dhe nga dijetarët e kësaj lëmie, qofshin ata muslimanë apo jomuslimanë.

Gjate redaktimit dhe përkthimit në gjuhën shqipe jam mbështetur në librin në original të autorit të cilin në mënyrë shkencore e ka përpunuar dijetari shqiptar i hadithit Muhamed Nasiruddin el-Albani Allahu e mëshiroftë, e i cili në mënyrë profesionale ka dhënë vlerësimin e vet për hadithet e këtij libri.

Perkthimi i librit” Kujdesi për të porsalindurin” është një përpjekje modeste për të pasuruar librarinë islame në gjuhën shqipe dhe që lexuesit shqipfolës ti ofrohet një libër (ndoshta jo i pari, por pa dyshim më i miri) I këtij lloji, që sadopak ta informojë lexuesin për gjërat më të rëndësishme të kësaj tematike.

Besoj se realiteti do të dëshmojë se sa e madhe ka qënë nevoja për të pasur një libër të tillënë gjuhën shqipe. Ëelhamdu lil-lahi rabil alemin.

Titulli: Tuhfetul-mevdud bi ahkamil-mevlud
Përkthyes: Agim Avdiu
Autor: Ibn Kajim El Xheuzije
Botues: Sira
Faqe: 272