Njeriu Fisnik

Njeriu Fisnik

Njeriu Fisnik

Regular price 300.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Lexues i dashur!

Libri që ke në dorë është një nga librat e rrallë që e trajtojnë biografinë e Profetit ﷺ pa e fshehur pasionin dhe mahnitjen me të. Nëse je i interesuar për të lexuar thjesht biografinë e Muhamedit ﷺ, të përshkruar përmes ngjarjeve në mënyrë kronologjike, ky nuk është një libër i tillë. Por, nëse je i interesuar për të lexuar biografinë e Profetit më të madh ﷺ të shpjeguar në mënyrë të mahnitshme, duke e lidhur gjithë këtë me një shpjegim tematik të ngjarjeve, atëherë ky është pikërisht libri për të cilin ti ke nevojë.
Autori i këtij libri Njeriu fisnik, është autor edhe i librit Ai është Allahu. Autori, Ali ibn Xhabir Fejfi, përmes një stili shumë të veçantë arrin të krijojë në imagjinatë të lexuesit një atmosferë që mund ta shijojë secili që i lexon me vëmendje librat e tij. Në veçanti për lexues të këtyre dy librave. Ashtu sikurse libri Ai është Allahu, i cili e njofton lexuesin me Krijuesin dhe mbjell një dashuri të pafundme për Të, edhe libri Njeriu fisnik e njofton lexuesin me krijesën më të dashur të Allahut duke bërë që të dashurohet marrëzisht me të.


Titulli: Er - Rexhulu en nebil
Autor: Ali Ibn Xhabir Fejfi
Përktheu: Ahad Durguti
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 192