S’është ekzagjerim të thuhet: ‘’Vështir se gjendet një musliman, kudo në botë, i cili nuk ka dëgjuar për Hadixhen r.a., bashkëshorten e pare të Muhamedit s.a.v.s. dhe të konvertuarën e parë në misionin e tij s.a.v.s. Të shumta janë grate që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në qytetërimin islam, roli i Hadixhes r.a. në fazat e para të Islamit është i pashembullt.
Përveç, atributeve të lavdërueshme, Hadixheja r.a. qe e nderuar të jetë personi i pare që e përqafoi thirrjen e Muhamedit s.a.v.s. në Islam. E njohur si Tahire edhe para Islamit, Hadixheja r.a. ishte vajza e Huvejlidit, një tregtari të pasur dhe udhëheqësit të komunitetit. Ajo ishte një grua e hijshme dhe e mençur, e cila shquhej si tregtare e suksesshme. Si nënë, i rriti dhe edukoi femijët e saj në mënyrën më të mire të mundshme. Më pas, kur erdhi koha për ta mbështetur misionin e Muhamedit s.a.v.s., ajo nuk nguroi të shpenzonte gjithë pasurinë e saj për ta mbështetur kauzen e Islamit.
Ndonëse mund ta përballonte luksin e kësaj bote, ajo iu bashkua bashkëshortit të saj dhe antarëve të tjerë të bashkësisë së tij në ekzil për tri vite të vështira në Shi’b Ebi Talib. Si rrjedhojë, Xhibrili a.s. e njoftoi Muhamedin s.a.v.s., se Allahu ia kishte premtuar Hadixhes r.a. një pallat në Xhenet.