Pyetjet e fëmijëve rreth besimit

Pyetjet e fëmijëve rreth besimit

Pyetjet e fëmijëve rreth besimit

Regular price 250.00 Ден
‏‏‎ ‎‏‏‎ ‎Blini këtë libër

Në të kaluarën, fëmijët tanë i edukonim në një ambient pjesërisht të mbyllur, ndërsa sot po i edukojmë ata ndërkohë që dyert dhe dritaret e shtëpive tona janë të hapura ndaj botës, prej njërit skaj në tjetrin. Kjo natyrisht se i ka të mirat dhe të këqijat e veta, por nëse nuk do të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm mjaftueshëm rreth aktualitetit, atëherë të këqijat mund të dominojnë ndaj të mirave. 

Në të vërtetë, ne kemi mundësi që t'i kuptojmë veçoritë e ndryshimeve bashkëkohore vetëm atëherë kur të kemi përvetësuar virtytin e të qenit vigjilent ndaj ndryshimeve aq të shpejta që po ngjajnë përreth nesh, si dhe leximin e tyre nga horizonti i një të pajisuri me kulturë të gjerë, duke qenë se angazhimi i edukatorit me këtë ia imponon atij përpjekjen për t'ua ngulitur në thellësinë e shpirtrave të fëmijëve kuptimet e besimit, përmes ambientit familjar për të cilin e gjithë familja kontribuon në ndërtimin e tij; pastaj përmes zgjedhjes së çerdhes dhe shkollës e cila angazhohet për një gjë të tillë. 

Së këndejmi, pakujdesia ndaj të kuptuarit e asaj që ngjet rreth nesh nënkupton shkaktimin e dështimeve për të cilat s'do gjesh dot më vonë asnjë rrugë për t'i përmirësuar. 

Autor: Abdullah Ibn Hamed Rakef
Përktheu: Blerim Rexha
Titulli: Es'isletul-atfeli el-imanijeb - nemedhixh lil-ixhbeb an es'iletil-atfeli el-mute'alikah bi erkenil-imami
Botues: Shtëpia Botuese "Fjala e Bukur"
Faqe: 224